Home / Lajme / Maqedoni / Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti (VIDEO)

Me 117 vota pro dhe asnjë kundër shpërbëhet parlamenti (VIDEO)

Shkup, 05 Mars – Me 117 vota pro dhe asnjë kundër sot deputetët vendosen pro shpërbërjes së Parlamentit. Iniciativa për shpërbërjen e Parlamentit ishte e BDI-se dhe u pranua nga të gjithë deputetët.

Nexhati Jakupi nga BDI duke folur konkretisht për idenë e presidentit konsensual, ka thënë se ajo nuk është trajtuar dhe nuk është pranuar nga asnjë subjekt politik maqedonas, bile asnjë prej tyre, madje, nuk ka pasur guxim as të përgjigjet.

Silvana Boneva, deputete e VMRO-DPMNE-së i shprehi në seancën e sotme parlamentare arsyet për mospranimin e propozimit të BDI-së për një kandidat konsensual.Boneva ka vlerësuar propozimin si “jo të sinqertë”, sepse sipas saj, “pas asaj ideje qëndrojnë qëllime të tjera politike”, pa i saktësuar ato. Boneva tha se ideja e tillë është në dëm të frymës kushtetuese të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ka thënë hapur se, ajo është vlerësuar nga VMRO-DPMNE si “jo qëllimmirë”.“Sidomos pasi dëgjuam në shtyp deklaratat e funksionarëve të kësaj partie, për idenë sesi të realizohej ‘presidenti konsensual’”, tha Boneva.

Deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) Naxhi Xhelili përsëriti qëndrtimim për një lkistë të përbashkët në mes të shqiptarëve dhe ai tha se RDK-ja do të kandidoje vetme në zgedhjet parlametare.

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Bekim Fazliu akuzoi partinë e Ahmetit se merr instruksione nga Beogradi, Strumica apo Shtipi. “Mjafton të jetë antishqiptare dhe këta të BDI-së menjëherë hynë në valle.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen me datë 27 prill bashkë me raundin e dyt të zgjedhjeve presidenciale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *