Home / Lajme / Maqedoni / Më 27 prill zgjedhjet e parakohshme parlamentare (VIDEO)

Më 27 prill zgjedhjet e parakohshme parlamentare (VIDEO)

Shkup, 06 Mars – Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski sot shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 prill të këtij viti.

Vendimi i kryeparlamentarit pasoi pasi që Parlamenti u shpërnda dje me iniciativën e partisë më të madhe shqiptare BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), e cila kërkoi këto zgjedhje, pasi që nuk gjeti gjuhë të përbashkët me partinë e koalicionit VMRO-DPMNE për një kandidat të përbashkët koncensual për zgjedhjet presidenciale të caktuara tashmë për 13 prill.

Sipas, vendimit të shpallur sot në mesditë nga kryeparlamentari Veljanovski, zgjedhjet parlamentare mbahën në ditën kur mbahet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

“Dua të informoj sot opinionin se në përputhje me kushtetutën dhe afatet e kodit zgjedhor, si kryetar i Parlamentit kanë detyrim kushtetues të shpallë zgjedhjet pas shpërndarjes së Parlamentit”, theksoi Veljanovski.

Ai tha sapo ka firmosur vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 27 prill 2014. “Vendimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të dorëzohet pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si organ për organizimin e zgjedhjeve si dhe tek ministritë e drejtësisë dhe të brendshme”, deklaroi kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Ai apeloi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, dhe se të gjitha palët të respektojnë kodin dhe afatet zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *