Home / Lajme / Rajon / Me Ligj kundër luftës për vëllezërit shqiptarë jashtë Kosovës!?

Me Ligj kundër luftës për vëllezërit shqiptarë jashtë Kosovës!?

15 Mars – “Me asnjë ligj nuk do të duhej që shqiptarëve t’ua ndalonim përkrahjen njëri-tjetrin”, u shpreh Selimi, duke thënë se shqiptarët në rajon mund t’i presin probleme tjera.

15 mars – Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektligjin që ndalon luftimin jashtë vendit tha se një Projektligj i tillë nuk është i duhuri pasi sipas tij, ky ligj mund ta ndalojë përkrahjen e shqiptarëve të Kosovës për shqiptarët në rajon.

Ai me këtë rast përmendi vitin 1998, kur Kosova gjendej në luftë dhe atëkohë kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko pati thënë “unë jam kryeministër i një kombi që është në luftë”.

Selimi tha se ky Projektligj duhet të specifikohet nëse duan të votohet nga Vetëvendosje.

Ai tha shqiptarët sa herë që kanë pasur probleme i kanë ndarë me njëri-tjetrin.

“Me asnjë ligj nuk do të duhej që shqiptarëve t’ua ndalonim përkrahjen njëri-tjetrin”, u shpreh Selimi, duke thënë se shqiptarët në rajon mund t’i presin probleme tjera.

Ai tha se ky Projektligj duhet të precizohet mirë, e jo me këtë të ndalohet ndihma për bashkëkombësit, shembull në Maqedoni, Luginë të Preshevës, etj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke debatuar lidhur me Projektligjin ku si vepra penale përcaktohen bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj ka ardhur pasi është vërejtur pjesëmarrja e disa të rinjve kosovarë në luftëra në vendet tjera, konkretisht në Siri.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *