Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi: PDSH – ja pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, unë do jem zv/kryeministër! (VIDEO)

Menduh Thaçi: PDSH – ja pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, unë do jem zv/kryeministër! (VIDEO)

Gostivar, 22 Mars – Lideri i PDSH-së gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një tubim në qytetin e Gostivarit, ku edhe ka promovuar kandidatin për president shteti dhe kandidatët për deputet nga dega e Gostivarit.

“Shumë ju intereson atyre se a do të jem unë pjesë e qeverisë dhe PDSH – ja, e unë ju them se po, po… Ne do jemi pjesë e qeverisë, kurse unë do të jem zëvendës kryeministër i qeverisë së ardhshme ose ministë i punëve të mbrendëshme “, – ka theksuar Thaçi, njofton Televizioni Koha.

Menduh Thaçi në këtë takim me simpatizantët e PDSH-së tha se “Kim Mehmeti me Teuta Arifin, dhe Lubomir Fërçkovskin pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në Tetovë dhe Gostivar në vitin 97 këto persona vinin dhe flitnin për bashkëjetesë dhe dorëzim kjo është gabim i madh vllezër dhe motra nuk bën. Nuk përmendi emra për t’i etiketuar, por përmendi emra për të tregu se ata kanë dalë prej dini e imani”, – theksoi Thaçi.

Lideri i PDSH-së tha se ka shumë dëshir tja uroj Ali Ahmetit të paktën 1 sukses të aritur, Thaçi tha se nuk ka cfar suksesi ti uroje Ahmetit “Na çliroi dora bosh, e bëri gjuhën shqipe dora bosh, i përfaqësoi shqiptarët drejt dora bosh, u burgosën shqiptarët dora bosh, ekonomikisht u shkatrun shqiptarët dora bosh, kjo nuk është luft inati mes meje dhe Ahmetit apo dikujt tjetër kjo është luftë mes të drejtës dhe të shtremtes” theksoi Thaçi, njofton Televizioni Koha.

Menduh Thaçi u betoi të pranishmëve ” se përveç nja 70 veta që do dalin para përgjegjësis gjith shqiptarët tjer duhet të jenë të qetë, ne nuk prekim administrator, ne nuk prekim arsimtar, pedhagog drejtor, polic shqiptar”.

Për më tepër ndiqeni videon e mëposhtme nga fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçit në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *