Home / Lajme / Rajon / Merret vendimi, Kosova bëhet me ushtri

Merret vendimi, Kosova bëhet me ushtri

5 mars-“Sot ne po vendosim që FSK-ja të bëhet Forcat e Armatosura të Kosovës dhe rrjedhimisht të ndryshojë misionin detyrat dhe madhësinë”, ka thënë Thaçi gjatë hapjes së mbledhjes së Qeverisë, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ka qenë miratimi i rekomandimeve të që kanë dalë pas rishikimit të sektorit të sigurisë.

Qeveria e Kosovës të martën miratoi vendimin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë në Ministri të Mbrojtjes.
Në mbledhjen e rregullt të ekzekutivit kosovar, anëtarët e kabinetit qeveritar kanë votuar rekomandimet e paraqitura nga ministri i FSK-së, e cila parasheh gjithashtu që Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes, dhe gjithashtu ministri i FSK-së të quhet ministër i Mbrojtjes.

“Sot ne po vendosim që FSK-ja të bëhet Forcat e Armatosura të Kosovës dhe rrjedhimisht të ndryshojë misionin detyrat dhe madhësinë”, ka thënë Thaçi gjatë hapjes së mbledhjes së Qeverisë, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ka qenë miratimi i rekomandimeve të që kanë dalë pas rishikimit të sektorit të sigurisë.

Një ditë më parë ministri i FSK-së, Agim Çeku theksoi se Forca e Armatosura të Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.

Ai ka thënë se Forca e Armatosur e Kosovës do të jetë me mision mbrojtës të vendit, sovranitetit dhe integritetit territorial, interesin dhe pasurinë e qytetarëve dhe interesat e Kosovës, por edhe jetës dhe pasurisë së qytetarit të Kosovës.(INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *