Home / Lajme / Maqedoni / Meta-Halimit: Shqiptarët në Maqedoni të përfaqësohen denjësisht në zgjedhje (VIDEO)

Meta-Halimit: Shqiptarët në Maqedoni të përfaqësohen denjësisht në zgjedhje (VIDEO)

Tiranë, 19 Mars – Shqipëria do të luajë gjithnjë rolin e saj për stabilitetin rajonal, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë duhet të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni.

Këto kanë qënë mesazhet që ka përcjellë kreu i kuvendit Ilir Meta në takimin që ka zhvilluar me kandidatin për President të Maqedonisë Iljaz Halimi dhe Kryetarin e PDSH, Menduh Thaçi.

Kreu i PDSH u shpreh në këtë takim se po mobilizohen energjitë në funksion të maksimizimit të votës së shqiptarëve për kandidaturën e Iljaz Halimit.

Kandidati për President i Maqedonisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit ndaj shqiptarëve dhe mbarëvajtjes të të drejtave të tyre në Maqedoni, dhe vuri në dukje se hapësirat shqiptare në Maqedoni kanë nevojë për më tepër vlera dhe kulturë pozitive demokratike.

Ndërkaq Meta theksoi se Shqipëria dëshiron që shqiptarët në vendin fqinj të përfaqësohen sa më denjësisht në zgjedhjet e ardhshme, duke vlerësuar njëkohësisht rolin konstruktiv dhe stabilizues të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai nënvizoi gjithashtu se përqasja në vazhdimësi konstruktive e Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, është në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të vendeve tona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *