Home / Lajme / Maqedoni / Mjekët kërkojnë ligj për mbrojtje (VIDEO)

Mjekët kërkojnë ligj për mbrojtje (VIDEO)

Tetovë, 19 Mars – “Ne i shqyrtuam modalitetet e bashkëpunimit tonë, shqyrtuam edhe mundësitë e inkorporimit të propozimeve, sugjerimeve të tyre në platformën tonë politike dhe gjatë diskutimeve dolën edhe propozime konkrete të cilat ne seriozisht mendojmë t’i shqyrtojmë dhe t’i inkorporojmë në platformën tonë politike”, tha Atilla Rexhepi, kryetar i komisionit për mjekësi, BDI.

Ligj për mbrojtjen e të drejtave të mjekëve, rritje page, trajnime dhe përfaqësim në odën e mjekëve të Maqedonisë. Këto ishin kërkesat e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni, që iu shpalosën Komisionit për Mjekësi në BDI, në prag të përpilimit të platformës së saj zgjedhore.

“Primar, kemi edukimin e vazhdueshëm të mjekëve tanë si në aspektin profesional edhe në atë edukativo arsimor. Në këtë aspekt ne kërkojmë të sillet ky ligj për mbrojtjen e të drejtave të mjekëve që është shumë i vlefshëm për mjekët që gravitojnë në shoqatën tonë, por edhe ajo që në të ardhmen të bëhet një platformë për realizimin e specializimeve të ndryshme”, tha Nevzat Elezi, kryetar i SHMSH-së.

Drejtuesi i komisionit për mjekësi të BDI-së Atilla Rexhepi shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Shoqatën e mjekëve, me qëllim avancimin e pozitës së mjekëve në Maqedoni.

“Ne i shqyrtuam modalitetet e bashkëpunimit tonë, shqyrtuam edhe mundësitë e inkorporimit të propozimeve, sugjerimeve të tyre në platformën tonë politike dhe gjatë diskutimeve dolën edhe propozime konkrete të cilat ne seriozisht mendojmë t’i shqyrtojmë dhe t’i inkorporojmë në platformën tonë politike”, tha Atilla Rexhepi, kryetar i komisionit për mjekësi, BDI.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *