Home / Lajme / Maqedoni / Mospërshtatja e ofertës dhe kërkesës së fuqisë puntore (VIDEO)

Mospërshtatja e ofertës dhe kërkesës së fuqisë puntore (VIDEO)

Tetovë, 06 Mars – Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është mbajtur tribuna “Mospërshtatja në mes të ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore – mundësi dhe sfida”.

Kjo tribunë u orgabnizua nga Këshilli Ekonomiko-Social Lokal i Tetovës, Komunës së Tetovës dhe Projekti i USAID-it RRJETI (YES).

Lupço Radevski, nga këshilli socio-ekonomik, tha se ky projekt parashesh që të përshtaten kërkesat e tregut gjegjësisht të punëdhënsve me kuadër adekuat. Sipas tij në shumë sfera ka kuadër tepricë të cilët nuk mund të gjejnë punë, kurse në anën tjetër ka mungesë të profileve të ndryshme dhe pikërisht në këtë drejt duhet që ky këshill të punojë që të ketë një balansim të kërkesës dhe ofertës. Sipas Nebi Jusufit, nga agjencioni Esa, kjo mund të tejkalohet nëse krijohet një trekëndësh, punëdhënës, universitet dhe pushtet lokal.

Ai tha se kanë bërë edhe studime lidhur me profilet që më shumë kërkohen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *