Home / Sport / Moyes ruan Januzajn

Moyes ruan Januzajn

David Moyes ka zbuluar arsyet e mosaktivizimit të kosovarit me pasaportë belge në ndeshjet e fundit. Menaxheri i Manchester Unitedit thotë se po e ruan talentin kosovar që mos të shpenzohet.

Adnan Januzaj e nisi furishëm aventurën në Premierligë. Por, në ndeshjet e fundit talenti kosovar është aktivizuar pak, derisa kundër Manchester Cityt nuk ishte as në bankën rezervë.

Por, David Moyes e ka zbuluar arsyet e mosaktivizimit të kosovarit me pasaportë belge në ndeshjet e fundit. Menaxheri i Manchester Unitedit thotë se po e ruan talentin kosovar që mos të shpenzohet.

“Unë mendoj se Adnani ka luajtur mjaft ndeshje këtë stinor që është e pabesueshme për 19 vjeçar “, ka thënë Moyes për mediat angleze.

“Ne duhet të kemi kujdes për këtë. Ne kemi parë në trajnim që duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë ne bëjmë me të”, theksoi ai.

Por, Moyes ka lavdërua kosovarin, dhe ka konfirmuar se Januzaj bënë pjesë në planet e tij.

“Ai është një talent i madh dhe ne e dimë që do të ketë një rrugë të gjatë në Manchester United. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm me të”, deklaroi ish menaxheri i Evertonit.

Januzaj, i cili u transferuar në Manchester United në vitin 2011 nga Anderlecht, këtë sezon ka zhvilluar 22 ndeshje, derisa ka realizuar tre gola.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *