Home / Lajme / Maqedoni / MSHM: Jo kandidatëve partiak për deputetë diaspore

MSHM: Jo kandidatëve partiak për deputetë diaspore

Zvicër, 06 Mars – Mërgata Shqiptare për Maqedoni (MSHM) në Zvicër ka reaguar pas shpalljes së kandidatëve për deputetë për diasporën nga partitë politike për zgjedhjet parlamentare.

“Personat e zgjedhur nga partitë politike për deputet të mundshëm nga diaspora nuk janë të pranueshëm për Mërgatën Shqiptare për Maqedoni! Ai person i cili kandidohet në diasporë duhet të përfaqësoje diasporën e jo partitë politike, prandaj si i tille, diaspora nuk duhet t’i votoje ate! Nje qendrim i tille mund te jete destruktiv dhe mund te shkaktoje percarrje te metutjeshme ne mes popullit dhe
pengoje procesin! Diaspora është unike, dhe do mbetet apartiake. Uniteti është forca e saj, tendencat për përçarjen e diasporës janë të pa pranueshme dhe mund te shkojne pa dyshim në dëm te popullit! Ne ju bejme apel perseri që në momente te rendesishme historike të tregojme unitet, të jemi në një qëndrim, qe se bashku te arrijme realizimin e detyrave qe kemi para vehtes, per te miren e popullit dhe vendit tone. Diaspora nuk do te pranoje asnje tendence për të na përçarë , prandaj, thërrasim mërgatën kudo që ndodhet t’i thotë jo kandidatëve partiak në diasporë!”, thekson organizata MSHM Zvicër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *