Home / Lajme / Rajon / “Nata e Zjarreve”, përmbyll manifestimin Epopeja e UÇK-së

“Nata e Zjarreve”, përmbyll manifestimin Epopeja e UÇK-së

7 mars-
Manifestimi “Nata e Zjarreve” do të përmbyllet me një program kulturor-artistik në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00. Nata e zjarreve është dita e tretë e manifestimit Epopeja e UÇK-së, pas paradës së FSK-së me 5 mars në kazermën “Adem Jashari”, si dhe homazheve dhe akademisë përkujtimore me 6 mars.

Me manifestimin “Nata e Zjarreve”, i cili do të mbahet sot në Prekaz, përfundon manifestimi treditor tradicional “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, i cili mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Manifestimi “Nata e Zjarreve” do të përmbyllet me një program kulturor-artistik në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, duke filluar nga ora 18:00. Nata e zjarreve është dita e tretë e manifestimit Epopeja e UÇK-së, pas paradës së FSK-së me 5 mars në kazermën “Adem Jashari”, si dhe homazheve dhe akademisë përkujtimore me 6 mars.

Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve tjerë, 16 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme që kishte zgjatur tri ditë e tri net mes forcave serbe dhe kësaj familje. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *