Home / Lajme / Maqedoni / Në aksident humb jetën Petar Milloshevski drejtor i kombëtares së Maqedonisë, lëndohet kryetari i FFM Gjorgjievski

Në aksident humb jetën Petar Milloshevski drejtor i kombëtares së Maqedonisë, lëndohet kryetari i FFM Gjorgjievski

14 Mars – Drejtori i kombetares së Maqedonisë në futboll Petar Miloshevski ka humbër jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëm vonë në autostradën Kumanovë-Shkup.

Në këtë aksident ka pësuar edhe kryetari i Federatës së Fudbollit të Maqedonisë Ilco Gjorgjievski dhe dy persona të tjerë të punësuar në federatën e futbollit.

Ata kanë qenë duke u kthyer nga Kumanova ku është zhvilluar një ndëshje humanitare futbolli. Sipas informatave të para aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shkupit.

Milloshevski ishte ish portjer i kombëtares së Maqedonisë dhe disa klubeve të njohura si Trabzonspor, malatijaspor, Sebatspor, Enozis ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat e Pelisterit dhe Vardarit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *