Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni 1.152 të sëmurë të rinj nga kanceri në gji (VIDEO)

Në Maqedoni 1.152 të sëmurë të rinj nga kanceri në gji (VIDEO)

Maqedoni, 10 Mars – Numri i të sëmurëve të rinj nga kanceri në gji është në rritje.

Sipas të dhënave të cilat janë kumtuar nga Agjencia ndërkombëtare për hulumtim të kancerit GLOBOKAN, në vitin 2012 në Maqedoni janë detektuar 1.152 raste të reja të kancerit në gji, ndërsa 431 kanë vdekur, deklaroi sot kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka”, Bina Dodeva. Ajo sot së bashku me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova e vizitoi Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare, ndërkaq përfaqësues të “Borka”-s pacientëve u ndanë dhurata.Dodeva theksoi se bëhet fjalë për rritje me të vërtetë enorme të numrit të të sëmurëve nga kanceri, nga ai numër me të cilin kalkulojmë tashmë disa vite prapa, përkatësisht 650 deri 700 të sëmurë të rinj nga kanceri në gji. Sipas saj, rritja e numrit të të sëmur[ve nga kanceri në gji nga njëra anë tregon vetëdije të rritur të grave për të shkuar me kohë në kontroll dhe të detektohet kanceri në stadium më të hershëm, ndërsa nga ana tjetër tregon se kufiri i moshës i grave tek të cilat kanceri i gjirit është diagnosdtifikuar, gjithnjë e më tepër po ulet dhe gjithnjë e më shumë gra të reja preken nga kjo sëmundje.

Drejtori i Klinikës, Zoran Spirovski tha se karcinomi i gjirit po merr karakter epidemik.”Pacientja më e re është e moshës 17,18 vjeçare. Për fat të keq, edhe ky kufi i moshës ka ndryshuar në kuptimin negativ. Gjendja është pak sa alarmante”, theksoi Spirovski. Sipas tij, dhe pse po bëhen shumë përpjekje për të vepruar në kuptim të zbulimit të hershëm të karcinomit në gji, që do të thoshte edhe vazhdim të cilësisë së jetës dhe shërim, ende është i madh numri i pacienteve të cilat vijnë në një stadium të vonshëm kur kirurgjikisht nuk mund të ndihmohet, por asaj i prin edhe terapia plotësuese e cila në tërësi zbatohet në Klinikë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *