Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni femrat jetojnë 4,1 vit më gjatë se meshkujt (VIDEO)

Në Maqedoni femrat jetojnë 4,1 vit më gjatë se meshkujt (VIDEO)

09 Mars – Mosha mesatare në të cilën femra vendos të lindë fëmijë është 26,3 vjeçare. Vendosin të lindin nga një deri në dy fëmijë.

Femrat në Maqedoni jetojnë mesatarisht 77,1 vjet apo 4,1 vit më gjatë se meshkujt, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit.

Lidhin martesë mesatarisht në moshën prej 25,6 vjet. Në vitin 2012 janë lidhur 13.991 martesa prej të cilave gruaja për herë të parë ka lidhur martesë në 92.6 për qind, te 7,1 për qind ka qenë martesa e dytë e femrës, ndërsa te 0,2 për qind martesa e tretë.

Në vitin 2012 në vend janë lindur 23.568 fëmijë prej të cilëve 48 për qind apo 11.325 janë femra. Emri më i shpeshtë në vend është Marija.

Të dhënat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar në vitin 2012 më shumë se gjysma apo 55,7 për qind janë femra. Numri i femrave që kanë magjistruar është 719, ndërsa që kanë doktoruar 71.

Prej grave të punësuara pjesa më e madhe 74,1 për qind punojnë në sektorin privat. Më shumë se gjysma e të punësuarve apo 56 për qind janë femrat në arsim, pothuajse 73 për qind janë në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, ndërsa në sektorin e minierave dhe nxjerrjes së gurit janë vetëm 3 për qind.

Në vitin 2012 vendin e kanë braktisur 622 femra në moshën prej 30 deri 64 vjeçare, prej të cilave shumica kanë qenë nga rajoni jugperpndimor.

Dita ndërkombëtare e gruas është festë ndërkombëtare që shënohet më 8 Mars ço vit, me çka shënohet lufta e femrave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me meshkujt.

Dita e parë e gruas është shënuar më 28 shkurt të vitit 1909 në SHBA në iniciativë të Parisë Socialiste në Amerikë. Në vitin 1910 nën korniza të Konferencës së dytë internacionale në Kopenhagë është mbajtur Konferenca e parë ndërkombëtare e gruas dhe në të është vendosur të festohet Dita ndërkombëtare e gruas, por pa u konfirmuar dita e saktë. Vitin e ardhshëm më 19 mars të vitit 1911, kjo festë për herë të parë është festuar prej më shumë se një milionë njerëzve në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër.

Më 8 mars të vitit 1913 femrat në mbarë Evropën kanë mbajtur tubime paqësore.

Protestat të punëtoreve janë mbajtur në pothuajse qytetet më të mëdha evropiane çdo vit deri më vitin 1915, ndërsa kërkesa kryesore e këtyre marshimeve ka qenë që vendet evropiane përfundimisht të vendosin të drejtën universale të votës.

Republika e Maqedonisë është një ndër vendet e rrallë në të cilat festohet Dita ndërkombëtare e gruas, edhe pse kjo festë ka vetëm status simbolik dhe nuk ndërlidhet me idealet e barazisë gjinore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *