Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni ka larje parash (VIDEO)

Në Maqedoni ka larje parash (VIDEO)

Shkup, 05 Mars – Këmbimi i përvojave dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e hetimit financiar mes institucioneve kompetente nga rajoni është qëllimi i konferencës dyditore kundërs larjes së parave dhe hetimet lidhur me korrupsionin, e që mbahet në Shkup, në organizim të Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë.

Prokurori Publik republikan Marko Zvërllevski në fjalimin përshëndetës theksoi se në Maqedoni ka larje parash, por për dallim nga vendet e tjera këtu ndodh proces i kundërt, e ai është “paratë e pastra t’i bëjmë të papastra”. “Deri para pak kohe në Maqedoni nuk kishte arsye të fshihen paratë e papastra. Disiplinën financiare ne e përforcuam në vitet e fundit. Më herët askush nuk pyeste prej nga na vijnë paratë kur blejmë automobil prej 10, 15 apo 20 mijë eurosh, kur blinim banesë prej 100, 200 mijë eurosh. Por tani institucionet financiare po përforcohen, përforcohet policia financiare, prokuroria dhe njihet larja e parave si krim,” tha Zvërlleski. Në pyetjen e gazetarëve cilat janë dukuritë më të shpeshta të larjes së parave, ai tha se fenomeni haset në institucionet bankare nga ana e grupeve ndërkombëtare kriminale të cilët përmes shteteve të caktuara i kalojnë dobësitë e sistemit bankar. Në suaza rajonale, megjithatë, siç shton, parat e siguruara nga aktivitet ilegale si shpërdorim financiar vendosen në banka dhe në këtë mënyrë përpiqen me transferim në disa objekte të caktuara ndërtimore, institucione ndërtimore dhe projekte ndërtimore t’i transformojnë në para të pastra.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *