Home / Lajme / Maqedoni / Në mesnatë përfundon verifikimi në Listën zgjedhore

Në mesnatë përfundon verifikimi në Listën zgjedhore

Shkup, 7 mars – Sonte në mesnatë përfundon verifikimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale për qytetarët nga vendi dhe diaspora.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pritet që në mbledhjen e sotme ta caktojë librin e afateve për aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të sjellë vendim lidhur me verifikimin në Listën zgjedhore për këto aktivitete zgjedhore.

KSHZ deri më tani ka përpunuar 3.624 kërkesa të arritura përmes Përfaqësive diplomatiko konsullare (PDK) dhe Minsitrisë së Punëve të Jashtme, por siç informojnë nga atje, ka ende shumë të cilat pritet të shqyrtohen, e gjithashtu aq kërkesa mund të arrijnë deri në mesnatë. Pjesa më e madhe e kërkesave të arritura deri më 5 mars ishin nga shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë ose janë me qëndrim në vendet evropiane.

Deri dje, vetëm përmes ueb-faqes së KSHZ-së, verifikim në listën zgjedhore kanë bërë 80.000 qytetarë.

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë në punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit mundet përmes postës elektronike përmes PDK deri te KSHZ-ja ose deri në KSHZ të parashtrojnë Kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në certifikatat e ndryshme nga Lista zgjedhore dhe/ose të parashtrojnë Kërkesë për votim për zgjedhjet e ardhshme presidenciale gjithashtu deri të premten në mesnatë. Kërkesat e zbatuara dhe paraqitjet përmes PDK-së, Ministria e Punëve të Jashtme duhet t’i dërgojë deri në KSHZ menjëherë ose më së voni deri më 10 mars.

Lista zgjedhore e partive politike duhet të dorëzohet deri më 12 mars. KSHZ-ja e përfundon Listën zgjedhore më së voni deri më 22 mars.

Zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni janë caktuar për më 13 prill. Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars, 20 ditë para zgjedhjeve. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 27 prill në vend do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *