Home / Lajme / Maqedoni / Në mesnatë skadon afati për listat e deputetëve

Në mesnatë skadon afati për listat e deputetëve

29 mars-Sipas praktikave të deritanishme, partitë politike deri në momentet e fundit dorëzojnë listat për deputetë, për shkak të konsultave të brendshme dhe mosnxjerrjen e tyre në opinion për të mos u njohur nga oponentët e tyre politik.

Sonte në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Pjesa më e madhe e partive politike sot gjatë ditës kanë paralajmëruar dorëzimin e listave për deputetë pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas praktikave të deritanishme, partitë politike deri në momentet e fundit dorëzojnë listat për deputetë, për shkak të konsultave të brendshme dhe mosnxjerrjen e tyre në opinion për të mos u njohur nga oponentët e tyre politik.

KSHZ pas pranimit të listave, duhet të bëj verifikimin e tyre dhe në një afat të shkurtër kohor partitë mund të bëjnë eliminimin e parregullsive apo emrave që nuk plotësojnë kushtet për të qenë kandidat.

Më 3 prill do të hidhet shorti për renditjen e partive nëpër listat e votimit. KSHZ po kryen të gjitha parapërgaditjet për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 27 prill. Deri më 30 mars vazhdon verifikimi i listës së votuesve për zgjedhjet parlamentare.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 5 prill dhe përfundon më 25 prill. Ajo do të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të heshtjes zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 13 prill

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *