Home / Lajme / Maqedoni / Nesër fillon llogaritja verore e kohës (VIDEO)

Nesër fillon llogaritja verore e kohës (VIDEO)

29 Mars – Të dielën e 30 marsit, në orën 2:00, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para duke e çuar orën në 3:00. Me këtë orë verore popullit do t’i mundësohet largimi i errësirës për një orë më shumë.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve.

Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit, 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës.

Kjo orë verore zgjat deri në të dielën e fundit të tetorit.

Ideja për ndryshimin e orës u hodh nga Benjamin Franklin me qëllimin e ruajtjes së energjisë. Kalimi nga koha verore në atë dimërore dhe anasjelltas për herë të parë është aplikuar në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tash aplikohet në 70 shtete në të gjithë botën.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *