Home / Sport / Nesër luajnë: Shkëndija – Horizonti, Renova – Metalurgu (VIDEO)

Nesër luajnë: Shkëndija – Horizonti, Renova – Metalurgu (VIDEO)

29 Mars – Xhiroja e 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë sjellë ndeshje të vështira për skuadrat tetovare Shkëndijën dhe Renovën.

Që të dyja do të luajnë në teren mysafir edhe atë përballë ekipeve që pretendojnë kreun e tabelës. Shkëndija do të jetë përballë Horizontit në Turnovë në një ndeshje tjetër të vështirë. ‘Kuqezinjtë’ në dy takimet paraprake arritën fitore të rëndësishme përballë skuadrave të kreut Vardarit dhe Rabotniçkit dhe tani me ambicie të njëjta udhëtojnë drejt Turnovës ku kërkohet suksesi i rradhës. Trajneri Duro ka kërkuar nga skuadra që të qëndrojë me këmbë në tokë pas dy fitoreve me skuadrat e kreut, duke insistuar që çdo përballje e rradhës të meret me seriozitet maksimal. Përballja Horizonti-Shkëndija zhvillohet të diellën në Turnovë, me fillim në orën 16:00.

Në të njëjtën kohë në Autokomand të Shkupit, Renova do të jetë mysafire e Metalurgut. Xhepçishtasit kanë hyrë në seri negative dhe në tre përballjet e fundit nuk kanë fitore, ndërsa shpresojnë që të ndërpresin këtë ecuri pikërisht në transfertën e vështirë me Metalurgun. Pikët janë të vlefshme për të dyja ekipet, ndërsa Renova me fitore eventuale do të distancohej nga pozitat e rrezikut.

Skuadra e Gostivarit tani më e dorëzuar në luftën për mbijetesë, deri në fund të sezonit do të luaj sa për të ruajtur nderin. Këtë javë ata janë mysafir të Pelisterit në Manastir, ku faktikisht përballen ekipi i parë me të fundit në renditje. Në ndeshjet tjera Vardari përballet me Napredokun, Euromilku takohet me Bregallnicën, ndërsa të shtunën u zhvillua takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Makedonija Gj.P.

Dyshet e xhiros së 25-të:

Horizonti – Shkëndija
Metalurgu – Renova
Pelisteri – Gostivari
Vardari – Napredoku
Euromilku – Bregallnica
Rabotniçki – Makedonija Gj.P.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *