Home / Lajme / Maqedoni / OSBE – ODIHR nis misionin e vëzhgimit (VIDEO)

OSBE – ODIHR nis misionin e vëzhgimit (VIDEO)

Shkup, 10 Mars – Misioni i OSBE – ODIHR prej sot ka nisur vëzhgimin e procesit parazgjedhor në Maqedoni.

Kjo u bë e ditur sot nga shefi i këtij misioni, ambasadori Gert Arens, i cili për së dyti do të drejtoj misionin monitorues të zgjedhjeve në Maqedoni, pas atyre të fundit lokale. Sipas tij, prej sot në vend kanë mbërritur vëzhguesit e ashtuquajtur afatgjatë që do jenë të shpërndarë në tërë vendin dhe do të ndjekin procesin parazgjedhor dhe fushatën. Arens bëri të ditur se nga 31 vëzhgues, 11 prej tyre janë fokusuar në Shkup dhe pjesa tjetër nëpër qytetet e tjera të vendit, duke nisur takime të ndyshme. “Nga vendet anëtare të OSBE-së do të kërkojmë edhe 300 monitorues afatshkurtër që do të jenë të pranishëm në javën e fundit të fushatës dhe në ditët e zgjedhjeve. Neve si mision na intereson procesi i votimit dhe ecuria e zgjedhjeve, si dhe më pas do të japim vlerësimin e përgjithshëm”, theksoi shefi i misionit Arens. Ai apeloi për një proces të qetë dhe demokratik zgjedhor, duke përjashtuar çdo parregullsi dhe rrezikim të procesit të zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *