Home / Lajme / Maqedoni / Osmani takon gert Arensin (VIDEO)

Osmani takon gert Arensin (VIDEO)

29 Mars – Në selinë e misionit të OSBE-ODIHR-it në Shkup, Kryetari i RDK-së Rufi Osmani, i shoqëruar nga Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika, u takua me udhëheqësin e këtij misionin, Gert Arens, dhe këshilltaren e tij.

Në fjalën e tij Kryetari Osmani i informoi bashkëbiseduesit lidhur me qëndrimet e Rilindjes Demokratike Kombëtare për situatën aktuale në vend dhe zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të muajit prill. Kryetari i RDK-së e vuri theksin në gjendjen e rëndë ekonomike, sociale në vend dhe diskriminimin e shqiptarëve në pothuajse të gjitha sferat e jetës, si pasojë e politikave të gabuara të zbatuara nga koalicioni VMRO-BDI. Duke demaskuar lojën e këtyre partnerëve që deri para një muaji thonin se kanë raporte të shkëlqyera.Kryetari Osmani potencoi se i ashtuquajturi president konsensual ka qenë vetëm mbulesë për të realizuar dëshirën e VMRO-së për zgjedhje të parakohshme dhe kjo tani po përdoret nga BDI për ta mashtruar opinionin, duke u përpjekur të mbulojë dështimin e realizimit të premtimeve të bëra, me hapjen e një teme të re të pavlerë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për moszgjidhjen e problemit të vazhdueshëm me pastrimin e listës së zgjedhësve, njëanshmërinë e skajshme të televizoneve në gjuhën shqipe që janë kthyer në megafonë të partisë shqiptare në pushtet dhe mundësinë e përsëritjes së manipulimeve të votimeve me metodën e ‘trenit bullgar’.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *