Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim dhe sekuestrim i pronës së 13 të prangosurve në ‘Kalabria’

Paraburgim dhe sekuestrim i pronës së 13 të prangosurve në ‘Kalabria’

13 mars- Grupi është me strukturë familjare, i kryesuar nga kumanovari 43-vjeçar, ndërsa të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë të detyruar për aktivitete të ndryshje kriminale, të cilët mjetet e fituara antiligjore i kanë lëshuar në qarkullim, duke i shfrytëzuar llogaritë në firmat e tyre, llogaritë bankare dhe shërbimet për transfer të shpejtë.

Tridhjetë ditë paraburgim është caktuar për 13 të arrestuarit në aksionin e djeshëm “Kalabria” në Kumanovë. Bëhet fjalë për kumanovarin 43 vjeçar, katër vëllezërit e tij, dy gratë e tyre dhe gjashtë djemtë, të cilët në një periudhë më të gjatë kanë përfituar dobi më të madhe pronësore dhe materiale duke kryer vepra penale nga fusha e krimit të dhunshëm, zhvatje dhe fajdeve, si dhe përmes tregtisë ilegale me drogë në Maqedoni dhe Zvicër dhe lëshimin në qarkullim të mjeteve të fituara ilegalisht përmes llogarive personale dhe personave juridikë në sundimin e tyre. Këtë e theksoi ministria e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe prokurori shtetëror publike Marko Zvrlevski në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Grupi është me strukturë familjare, i kryesuar nga kumanovari 43-vjeçar, ndërsa të gjithë anëtarët e familjes kanë qenë të detyruar për aktivitete të ndryshje kriminale, të cilët mjetet e fituara antiligjore i kanë lëshuar në qarkullim, duke i shfrytëzuar llogaritë në firmat e tyre, llogaritë bankare dhe shërbimet për transfer të shpejtë. Policia ka siguruar informacione dy vjet, ndërsa denoncime krahas për 13 persona janë parashtruar edhe kundër tre personave juridikë. Siç theksoi Jankulloska, grupi nkë pjesë të mjeteve të fitura i ka shfrytëzuar edhe për sigurimin e pronës së patunshme në Kosovë. Me këtë rast është vërtetuar se grupi kriminal e posedon kompleksin “Kalabria” në fshatin Romanovc të Shkupit, me sipërfaqe prej 1.405 metra katrorë i përbërë nga shtëpia familjare, shtypshkronja, furra, pishinë, pastaj disa hapësira banimi dhe afariste me sipërfaqe prej 2.553 metra katrorë, pesë shtëpi, tokë me sipërfaqe prej 49.890 metra katrorë. Zvrlevski theksoi se është aprovuar masë për sekuestrim, respektivisht bllokim të pronës për të cilën ka krijuar dyshim se është fituar joligjërisht.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *