Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohen vozitësit e motoçikletave (VIDEO)

Paralajmërohen vozitësit e motoçikletave (VIDEO)

Tetovë, 17 Mars – Rritja e temperaturave gjatë kësaj periudhe ka bërë që në Pollog dukshëm të rritet numri i frekuentimit të motoçikletave, më së shpeshti gjatë periudhës kohore nga ora 12.00 deri ora 18.00.

Vozitësit më të shpeshtë të motocikletave apo të ashtuquajturat skutera janë fëmijë të mitur, por mund të vërëhen edhe motoçikleta me fuqi më të madhe motorike.

Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë apelon deri te motoçiklistët të jenë të kujdesshëm, të respektojnë regullat e komunikacionit dhe të mos vozisin me shpejtësi të madhe, nën ndikim të alkoolit dhe pa leje adekuate. “Motoçiklistët paralajmërohen gjithashtu që motoçikletat e tyre ti regjistrojnë dhe të mbajnë me vete pajisje mbrojtëse, parasegjithash për sigurinë e tyre dhe gjithashtu mos të përballen me dënime të parapara me ligj. Dënimi për mos mbajtjen e helmetës është 35 euro në kundërvlerë me denarë për vozitësin dhe 20 euro për shoqëruesin. Përderisa në motoçikletë hasen më shumë persona aq sa e lejuara dënimi është 45 euro, për mosregjistrim të motorit dënimi është prej 100 deri në 500 euro varësisht se kur ka skaduar regjistrimi”, tha Marijan Josifovski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Nga policia e Tetovës në periudhën e ardhëshme do të ndërmeren aktivitete intenzive dhe do të merren masa si dhe aktivitete adekuate që në kohë të zbardhen dhe parandalohen fatkqësitë në komunikacion.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *