Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti shpërndahet të mërkurën (VIDEO)

Parlamenti shpërndahet të mërkurën (VIDEO)

Shkup, 3 mars – Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski për të mërkurën e caktoi seancën e 87-të me pikë të vetme të rendit të ditës, propozim-ligjin për shpërbërjen e përbërjes aktuale kuvendore.

Iniciativën për shpërbërjen e Parlamentit të shtunën e parashtroi Bashkimi Demokratik për Integrim pasi nuk u realizua kërkesa e tyre për kandidat konsensual për president të Republikës së Maqedonisë.
VMRO-DPMNE-ja qeveritare të shtunën pranoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 prill, gjegjësisht në raundin e dytë nga zgjedhjet presidenciale.

Lideri i partisë njëherit edhe kryeministër Nikolla Gruevski, qëndrimin e VMRO-DPMNE-së e kumtoi në Konventën për zgjedhje të kandidatit për president. LSDM-ja dhe PPSD-ja opozitare gjithashtu e pranuan iniciativën e BDI-së.

Sipas Kushtetutës, Parlamenti shpërbëhet nëse për këtë deklarohen shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Nga LSDM-ja, megjithatë, dje kërkuan që Qeveria menjëherë të propozojë ndryshime të Kodit zgjedhor i cili nuk parasheh zgjidhje për përputhjen e zgjedhjeve parlamentare me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që të zgjidhet problemi me dy afatet e ndryshme për konkludimin e listës zgjedhore, me respektimin e afateve për fushatën parazgjedhore, si dhe me prezantimin medial.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *