Home / Lajme / Maqedoni / Partitë po përgatisin listat për deputetë

Partitë po përgatisin listat për deputetë

13 mars-Në garë pritet të jetë edhe Lëvizja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe subjekte dhe shoqata tjera më të vogla. Por edhe në këtë drejtim po zhvillohen debate, por akoma nuk është zyrtarizuar pjesëmarrja në zgjedhje.

Partitë politike në Maqedoni janë në proces të përpilimit të listave për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Një pjesë e disa partive kanë finalizuar gati të gjitha listat e deputetëve dhe se pritet dorëzimi i tyre pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në bazë të afateve të parapara zgjedhore. Por pjesa më e madhe e subjekteve politike si shqiptare ashtu edhe maqedonase janë në vazhdën e debateve dhe propozimeve për hartimin e listave zgjedhore, sidomos rreth vendeve të para në listë, ku kërkohet personalitete apo emra që tërheqin më shumë vota nëpër zonat zgjedhore.

Nga partitë shqiptare, BDI është në proces të debateve dhe propozimeve për listat për deputetë dhe se nëndegët dhe degët e kësaj partie tashmë kanë zgjedhur dhe nominuar disa emra për kandidatë për deputetë nëpër njësitë zgjedhore. Deri tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga kjo parti, përveç njësisë 6, ku dihet që lideri Ali Ahmeti do të jetë kryesues i listës.

PDSH tashmë ka finalizuar listat për deputetë dhe se ato kanë marrë miratimin edhe të organeve tjera zgjedhore. Me përjashtim të degës së Strugës, e cila ka shprehur pakënaqësi lidhur me përpilimin e listës për deputetë në zonën e 5. Por, pavarësisht kësaj, kreu i PDSH-së ka theksuar se lista në zonën 5 nuk ndryshon. Thaçi si lider i PDSH-së do të jetë bartës i listës për deputetë në njësinë 6.

RDK gjithashtu është në përpilim të listës për deputetë dhe se kjo parti tashmë po shqyrton disa kandidatë. Siç mësohet lideri i kësaj partie, Rufi Osmani mund edhe të mos garojë si bartës liste në njësinë e 6.

Në garë pritet të jetë edhe Lëvizja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe subjekte dhe shoqata tjera më të vogla. Por edhe në këtë drejtim po zhvillohen debate, por akoma nuk është zyrtarizuar pjesëmarrja në zgjedhje.

Partitë maqedonase gjithashtu po hartojnë listat për deputetë. VMRO-DPMNE do të ketë bartës të listës në zonën 1, liderin e saj Nikolla Gruevski, ndërsa Zoran Zaev i LSDM nuk dihet akoma se a do të përfshihet në listën për deputetë. Listat e kandidatëve për deputetë duhet të dorëzohen në KSHZ deri më 29 mars, ndërsa tërheqja e shortit të ndodhë më 3 prill. Fushata do të fillojë me 5 prill për zgjedhjet e parakohshme të 27 prillit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *