Home / Lajme / Maqedoni / Partitë politike vazhdojnë edhe sot me mitingje

Partitë politike vazhdojnë edhe sot me mitingje

26 Mars – Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën do ta prezentojë në Dibër, Partia Demokratike Shqiptare ne Studenican

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë dhe partitë të cilat i mbështesin sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me mitingje dhe takime me qytetarët në më shumë qytete dhe vendbanime.

Bashkimi Demokratik për Integrim fushatën e saj “Jo presidentit të njëanshëm” do ta prezentojë në Dibër dhe në Mavrovë-Rostushe.

Miting në Studeniçan të Shkupit si dhe takime me qytetarët në fshatrat Moranë, Koliçan, Batincë, Cvetovë dhe Satapetkë do të mbajë PDSH-ja, e cila do ta prezentojë kandidatin presidencial, Iljaz Halimi.

Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov sot do t’i vizitojë Lozovën, ndërsa më pas do të mbajë miting në Shën Nikollë dhe Çashkë.

LSDM-ja dhe kandidati i saj për president Stevo Pendarovski do të mbajnë miting në Kavadar, ndërsa më pas do t’i vizitojnë edhe Demir Kapinë, Gradskon, Rosomanin dhe Negotinën.

Kandidati i partisë GROM, Zoran Popovski do ta prezentojë platformën e tij në mitingun në sheshin e Kërçovës. Paraprakisht ai dhe përfaqësuesit e partisë do të kenë takim me qytetarët në Dibër, Qendrën e Zhupës, në fshatin Broshticë, në Makedonski Brod dhe në fshatin Suvidoll.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *