Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet rruga Bogovinë – Novo Sellë (VIDEO)

Pastrohet rruga Bogovinë – Novo Sellë (VIDEO)

Tetovë, 09 Mars – Qytetarët e komunës së Bogovinës kanë marrë iniciativë për të pastruar rrugën lokale prej Bogovine deri në fshatin malor Novo Sellë.

Ata vetë kanë përveshur krahët dhe krahas pastrimit të rrugës dhe mbeturinave kanë mbjellur edhe fidane të ndryshme. Ky aksion është marrë nga ana e shoqatës së Gjuetarëve Shqiponja e Sharrit. Përgjatë kësaj rruge janë pastruar dy deponi të egra me mbeturina të ndryshme.

” Gjyetrarët e fshatit Bogovinë, morrën iniciativë për të bërë pastrimin e rrugës Bogovinë – Novo Sellë. Gjatë kësaj rruge kishim dy deponi të egra, të cilët vite me radhë nuk ishin pastruar. Pasi është bërë pastrimi i deponisë dhe rrugës, kemi vazhduar me mbjelljen e fidaneve të reja, pastaj do të vendosen edhe tavolina për pushim, dhe kështu me radhë do të vazhdojmë edhe gjatë vitit “, tha Shaban Musliu, kryetar i shoqatës së Gjuetarëve Shqiponja e Sharrit.

Aktivitete të këtilla për pastrimin e ambientit ka pasur edhe nëpër fshatra të ndryshëm të komunave rurale ku vetë qytetarët me vetëinicitivë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *