Home / Lajme / Maqedoni / PDSH e Dollnenit: Akuzat e BDI-së janë të pabaza (VIDEO)

PDSH e Dollnenit: Akuzat e BDI-së janë të pabaza (VIDEO)

Tetovë, 19 Mars – PDSH dega në Dollnen ka njoftuar opinionin e gjerë se akuzat e BDI-së dega Dollnen nuk janë aspak të vërteta Andaj, siç thonë, “ka ardhur koha që të heqin dorë nga politikanët të profilit shumë të ulët intelektual me trimëri të tepruar dhe patriotizëm i rrejshëm”.

“BDI nuk ka të ndalur dhe vazhdon më tej me shpifje se kinse PDSH-ja paska politikë antishqiptare, interesa personale dhe individuale e asgjë më shumë, nuk është çudi BDI-ja të bën kualifikime të tilla, sepse vetë janë të tillë. Se sa ‘punë të mëdha’ keni bërë gjatë mandateve të kaluara shumë saktë janë të informuar qytetarët e komunës së Dollnenit por edhe më gjerë.

Sa i përket kauzës shqiptare në komunën e Dollnenit përkrahësit e PDSH-ja janë dëshmuarnë 2009 dhe falë votave tona BDI-ja fitoj kryetarin e Komunës por për fat të keq nuk ishte shqiptar. Në zgjedhjet lokale 2013 kur me të vërtetë ishte e nevojshme të mbrohet kauza shqiptare BDI-ja ishte kundërkandidatit të vetëm shqiptar i PDSH-së.

BDI-ja derdh lot për koalicionim mes VMRO-së dhe PDSH-së në Dollnen, por nuk do të përmend se koalicion midis BDI-së dhe VMRO-së, kemi në Qeveri (ku e dine të gjithë se BDI-ja në mënyrë të turpshme dhe vasale është e përkulur para VMRO-së), së dyti në komunën e Tetovës koalicioni BDI – VMRO ndan proporcionalisht postet në drejtoritë dhe njësitë e komunës dhe kështu u arrit të konstituohet këshilli komunal e Komunës së Tetovës, andaj PDSH-ja nuk është e habitur me këto veprime patriotike të BDI-së.

Sa u përket vendeve udhëheqëse në Komunën e Dollnenit dy pozicione udhëheqëse i takojnë PDSH-së (Sekretari dhe Kryesuesi i këshillit të Komunës) kurse 2 udhëheqësit e sektorëve nuk janë shkarkuar dhe asnjë nëpunës shtetëror në administratën komunale nuk ështëzëvendësuar me maqedonas, këto janë vetëm shpifje dhe akuza të pavërteta, sa i përket investimeve në komunë ato bëhen në bazë të prioriteteve dhe vendimeve të cilët i sjellë Këshilli komunal”, thuhet në reagimin e PDSH-së së Dollnenit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *