Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja nuk është e Ziadin Selës e as e Menduh Thacit por është e shqiptarëve

PDSH-ja nuk është e Ziadin Selës e as e Menduh Thacit por është e shqiptarëve

Strugë, 20 Mars – Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka zgjedhur ” FB ” për të komentuar situatën e krijuar në PDSH, por si shkas ka qenë reagimi i djeshëm i ish-kandidatit të PDSH-së në zgjedhjet lokale për Sarajin, Azbi Nuredinin, lidhur me pakënaqësinë e vendosjes si bartës liste të deputetit të deritanishëm Bekim Fazliu.

Një leksion.

PDSH nuk behesh brenda natës z. Nuredini! Se kur behësh në këtë formë si puna jote (dhe kush të bëri dihet boterisht) rikthehesh aty ku ke qenë në BDI dhe nuk kalon nga PDSH në BDI. Problemi juaj personal ska të bëjë me ndodhite që ndodhin në degën e PDSH-së në Strugë.

Edhe një leksion tjetër nqs e ke ndarë mendjen të bëhesh PDSH dhe shpresoj që ta kuptosh esencen e problemit që ka të bëje me degën e Strugës.

PDSH-ja nuk është e Ziadin Selës e as e Menduh Thacit, asnjë emër tjetër i pervecëm apo deshira e dikujt për të qenë kandidat për deputet, kryetar komune, ministër, zv minister… Nuk është shpi e as zot shpije është shumë më tepër se kaq dhe në të njejtën kohë edhe më e thjeshtë se kaq! PDSH është rinia e PDSH-se, është aktivisti me i thjeshtë i saj i cili ka 20 vite që lufton me mish e me shpirt që të del në dritë opsioni kombëtar në skenë, është shqiptari i rëndomtë në Maqedoni dhe zgjidhja e halleve qe ai ka, janë njerezit qe e duan fitoren të paktën njëherë.

Ne e bëm në Strugë dhe duam ta ruajmë dhe ta përcjellim te cdo shqiptar. Në Kercovë, Cair, Gostivar, Tetovë, Resnje, Dibër, Saraj, ta ruajmë fitoren që korrim vazhdimisht ne Manastir, ta rikthejme ë Ohër dhe kudo ku jeton edhe një shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *