Home / Lajme / Maqedoni / PDSH mbajti konvetën promovuese (VIDEO)

PDSH mbajti konvetën promovuese (VIDEO)

Tetovë, 17 Mars – Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë në sallën e Gjimnazit ka prezantuar listën e kandidatëve për deputet në njësitë zgjedhore në të cilët do të merr pjesë.

Para të pranishmëve kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, ka thënë se kohëve të fundit ai akuzohet në të gjithë anët por ka theksuar se nuk do të lejojë që të bastardohet çështja shqiptare në Maqedoni.

Thaçi tha se brenda 18 muajve do të arrihen të realizohen përcaktimet e shqiptarëve. Ai ka më tej ka nënvizuar edhe katër pikat kryesore për të cilët do të angazhohet PDSH-ja nëse mer votat e shqiptare në zgjedhjet parlamentare.

Sipas radhitjes së njësive zgjedhore, PDSH garon me këto emra si bartës liste për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit. Njësia zgjedhore nr. 1: Bekim Fazliu, Njësia zgjedhore nr. 2: Orhan Ibrahimi, Njësia zgjedhore nr. 5: Zija Jonuzi, Njësia zgjedhore nr. 6: Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *