Home / Lajme / Maqedoni / PDSH mblodhi mbi 10 mijë nënshkrime për 9 orë

PDSH mblodhi mbi 10 mijë nënshkrime për 9 orë

Tetovë, 01 Mars – Partia Demokratike Shqiptare sot me 1 Mars (E Shtune 2014) filloi tubimin e nënshkrimeve për kandidatin e vetëm shqiptar prof. Iljaz Halimi, për këto zgjedhje presidenciale.

Brenda ditës së sotme deri në ora 17:00, kandidati i PDSH-së prof. Iljaz Halimi si kandidat i vetëm shqiptar, arriti ti tubojë dhe tejkalojë numrin e nënshkrimeve të parapara me ligj.

Me këtë rast siç informojnë degët e PDSH-së ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga shqiptarët për të deponuar nënshkrime, për kandidatin e vetëm shqiptar për këto zgjedhje presidenciale.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *