Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Ministri Talat Xhaferi u bë magjistër me paratë e qytetarëve, përgjigjet Xhaferi

PDSH: Ministri Talat Xhaferi u bë magjistër me paratë e qytetarëve, përgjigjet Xhaferi

15 mars – Në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair, anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu, mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat sipas tij, korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

15 mars – Në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair, anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu, mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat sipas tij, korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

Ai tha se krimi, korrupsioni, hajnia dhe nepotizmi janë tipare të pandashme të BDI-së dhe funksionarëve të saj.

“Korrupsioni dhe Hajnia ku thellë janë zhytur funksionarët e BDI-së, përveç se paraqesin krim të rëndë dhe vepra të dënueshme me ligj ato njëkohësisht paraqesin pengesën kryesore për realizimin e kërkesave kombëtare të shqiptarëve”, u shpreh Fazliu.

Sipas tij, në shtator të vitit të kaluar, Talat Xhaferi u bë magjistër. “Nuk do të kishte asgjë kontestuese në këtë situatë në qoftë se ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi të mos shfrytëzonte paratë e popullit për këtë qëllim”, deklaroi Fazliu.

Ai më tej deklaroi se nga buxheti i Ministrisë, ministri blen dy tituj me nga 50 kopje me vlerë prej 100.000 denarësh, nga autori Prof. dr. Zoran Nacev, i cili është mentor i Talatit në magjistraturën e tij!

“Në një situatë të rënduar ekonomike ku mijëra kuadro të mirëfillta shqiptare janë të pa punë dhe nuk kanë asnjë mundësi materiale që profesionalisht të avancohen, Talat Xhaferi në kurriz të tyre dhe të gjithë taksapaguesve shqiptarë i bashkëngjit Tituj emrit të vetë”, tha zyrtari i PDSH-së.

Më tej deklaroi se kjo parti nuk është e shqetësuar se zyrtarët e BDI-së kanë vjedhur, por shqetësimi kryesorë është se nëpërmjet këtyre vjedhjeve, sipas tij, ata kanë shitur interesat kombëtare.

“Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura konform ligjit. Presim përgjigje prej BDI-së për shkak se përgjigjen tonë e kemi gati”.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi, akuzat e PDSH-së janë të pabaza, ndërsa librat janë blerë për nevojat e Akademisë Ushtarake, ashtu siç janë blerë edhe shumë libra të tjerë nga autorë të ndryshëm. I sponsorizuar nga Ministria e Mbrojtjes, sipas Xhaferit, ka qenë vetëm libri i Jusuf Zejnelit, me titull “Parlamentarizmi në Republikën e Maqedonisë”.

“Është e mjerueshme shqetësimi i Bekim Fazliut se gjoja unë për nevojat e Ministrisë paskam blerë libra. Sa për informim të opinionit, për dallim nga ministrat e PDSH-së, edhe ato pak mjete të cilat ministria i ka disponuar për të sponsorizuar libra, unë si Ministër i Mbrojtjes kam sponsorizuar vetëm këtë libër”, deklaroi Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *