Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Skandaloze, zv. drejtori i DAP Argëtim Asani nuk paguan tatim!

PDSH: Skandaloze, zv. drejtori i DAP Argëtim Asani nuk paguan tatim!

28 Mars – Sot në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

Sot në zyrat e Partisë Demokratike Shqiptare në Çair anëtari i kryesisë qendrore, Bekim Fazliu mbajti konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive të funksionarëve të lartë të BDI-së.

Almakos ju sjell fjalimin e plotë të Fazliut më poshtë:

“Javë më parë në disa mediume doli lajmi, i përcjellë edhe me dokumente zyrtare, ku Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Hyra Publike, Argëtim Asani, kuadër i BDI-së, akuzoheshe për shmangie nga pagesa e tatimit!

Në dokumentin zyrtar të Regjistrit Qendror shihet qartë se ai është bashkëpronar i firmës TD AVEL dhe ka borxh, tatime të papaguara, prej afro 10 milionë denarë. Edhe atë: 4,528,415 denarë nga tatimi në fitim, 4,058,723 denarë nga TVSH dhe 265,192 denarë tatim nga rrogat e lëshuara.

Nga e gjithë kjo shihet qartë se firma e zëvendësdrejtorit të DHP Argëtim Hasani, nën mbrojtjen e Ali Ahmetit, në vazhdimësi i gjobit dhe shantazhon bizneset shqiptare, kurse duke keqpërdorur pozitat zyrtare ai j’u shmanget detyrimeve të veta ligjore duke mos paguar tatimet ndaj shtetit.

Është e habitshme heshtja e ministrit të financave Zoran Stavrevski. Shtrohet pyetje përse ai bëhet i shurdhur në një situatë ku, në bazë të dokumenteve, Zëvendësdrejtori i DAP-it Argëtim Asani, ka kryer krim, i cili përveç që keqpërdor detyrën zyrtare duke mos paguar tatim, ka edhe konflikt interesi!

Mos vallë ky është çmimi që e paguan biznesi shqiptarë që për çdo ditë i merret në formë haraçi, nga ana e inspekcioneve dhe kontrolleve të panumërta, që ky person të ruaj pozitën e tij?””./Almakos

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *