Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Talat Xhaferi nga 500 euro në muaj i pagoi Vllado Popovskit (VIDEO)

PDSH: Talat Xhaferi nga 500 euro në muaj i pagoi Vllado Popovskit (VIDEO)

Shkup, 17 Mars – Anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Bekim Fazliu sot sërish ka akuzuar funksionarë të lartë të BDI-së për afera korruptive.

“Përderisa pa sukses mundoheni t’i bindni shqiptaret që të mos e votojnë kandidatin e vetëm shqiptarë për president, ju duhet të jepni llogari për korrupsionin dhe hajninë e paparë në radhët tuaja! Pyesim publikisht Talat Xhaferin: përse ai nuk magjistroi përderisa ishte oficer i ushtrisë jugosllave, apo asaj të Maqedonisë, por magjistron tani si ministër me të hollat e shqiptarëve? Pyesim publikisht Ermira Mehmetin: përveç rrogës mujore të deputetes që kalon 1500€ dhe 500€ në muaj nga Talati, edhe sa burime tjera financimi shfrytëzon në kurriz të shqiptarëve? Kur Gruevski numëron projektet e realizuara te maqedonasit, vallë si ndjeheni ju që një gurë se lëvizët prej vendi për shqiptarët për 6 vite në qeveri?”, pyeti anëtari i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Sipas tij, Xhaferi paguan nga 500 euro edhe këshilltarin e Gruevskit dhe këshilltarin e qytetit të Shkupit, Vllado Popovski.

“Por sigurisht që për të mos ngel ndonjë maqedonas pa të ardhura është përkujdes Talati, duke e paguar nga 500 euro këshilltarin e Gruevskit dhe të qytetit të Shkupit, Vllado Popovski. Pyesim publikisht Talatin: përveç ideimit dhe realizimit të projektit

“Shkupi 2014”, cilët shërbime tjera antishqiptare j’a paguani Vlado Popovskit ?”, theksoi Bekim Fazliu.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *