Home / Sport / Pëfundon pa fitues derbi tetovar Shkëndija-Renova

Pëfundon pa fitues derbi tetovar Shkëndija-Renova

16 mars-.Në takimin e sotëm Shkëndija ka pasur më shumë iniciativë, më shumë raste të mira shënimi, por sulmuesit e saj, Vrucina dhe Kurtishi nuk ia kanë dal të të tundin rrjetën e portierit Mustafa, i cili ishte hero i ndeshjes.

Në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, sot është zhvilluar derbi tetovar mes ekipeve të Shkëdijës dhe Renovës. Ndeshja mes dy ekipeve ka përfunduar me rezultat 0 me 0.Mbi 10 mijë shikues të futbollit kanë marrë pjesë në derbin e sotëm në Tetovë duke përkrahur ekipet e tyre deri në minutën e fundit.Në takimin e sotëm Shkëndija ka pasur më shumë iniciativë, më shumë raste të mira shënimi, por sulmuesit e saj, Vrucina dhe Kurtishi nuk ia kanë dal të të tundin rrjetën e portierit Mustafa, i cili ishte hero i ndeshjes.
Trajneri i Renovës, Qatip Osmani është pas takimit ka deklaruar se është i kënaqur me pikën e fituar.
Ndërsa trajneri i Shkëndijës Shpëtim Duro është shprehur i kënaqur me lojën por i zgjënjyer me rezultatin.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate
Gostivari-Turnovo 0-1
Napredok-Euromokilk 1-1
Rabotnicki –Vardari 2-1
Metalurg-Bregallnica 1-2

Pas ndeshjeve të sotme Renova është në vendin e 6 me 31 pikë kurse Shkëndija në vendin e 9 me 27 pikë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *