Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski: Maqedonisë i nevojiten ndryshime

Pendarovski: Maqedonisë i nevojiten ndryshime

29 Mars – Kandidati presidencial i LSDM-së Stevo Pendarovski e vizitoi komunën Butel të Shkupit, ndërsa paraprakisht realizoi takime me zejtarët dhe shitësit në Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe Bit Pazar.

Nga Buteli Pendarovski porositi se duhet të zgjidhet një Maqedoni më ndryshe dhe se vendit i nevojiten ndryshime. Qytetarëve ai u tha se është e radhës në Maqedoni të fillojë të zhvillohet ekonomia dhe euroinetgrimet që të ndërpritet mërgimi i të rinjve.
Ne patjetër duhet që të pengojmë shpërnguljen e të rinjëve nga vendi, nuk duhet të lejojmë që shteti të ngel pa popullatë. Kjo do të jetë përcaktimi jonë. Ne nuk kemi më shumë popullatë për të humbur, ka porositur Pendarovski gjatë takimeve me qytetarë.
Pendarovski dje pasdite e vizitoi edhe Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe Bit Pazarin ku me zejtarët dhe shitësit e tregut bisedoi për punën e tyre dhe fitimin dhe ua prezntoi vizionin e tij për Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *