Home / Lajme / Maqedoni / Pendarovski zyrtarisht kandidat i LSDM-së për zgjedhjet presidenciale

Pendarovski zyrtarisht kandidat i LSDM-së për zgjedhjet presidenciale

5 mars-Pendarovski shpalosi konceptin dhe programin e tij si president i ardhshëm, duke theksuar se do të kthejë dinjitetin e funksionit të presidentit të vendit. Sipas tij, kjo pozitë është devalvuar pesë viteve të fundit nga ana e presidentit të deritanishëm Gjorgje Ivanov.

LSDM të martën zgjodhi me aklamacion dhe zyrtarizoi kandidaturën e profesorit universitar Stevo Pendarovski për zgjedhjet presidenciale 2014.

Mbi 500 delegatë dhe mysafirë nga partitë e tjera të koalicionit mbështetën kandidaturën e tij.

Pendarovski shpalosi konceptin dhe programin e tij si president i ardhshëm, duke theksuar se do të kthejë dinjitetin e funksionit të presidentit të vendit. Sipas tij, kjo pozitë është devalvuar pesë viteve të fundit nga ana e presidentit të deritanishëm Gjorgje Ivanov.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se Pendarovski është një personalitet i dalluar me profesionalizëm dhe kredibilitet, duke theksuar se ai është i popullit dhe që do të bëjë ndryshimet duke qenë një president i dalluar i këtij vendi. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *