Home / Lajme / Maqedoni / Për dy orë 20 mijë nënshkrime për Ivanovin

Për dy orë 20 mijë nënshkrime për Ivanovin

Shkup, 2 Mars- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, dje informoi se për kohë të shkurtër partia ka tubuar 10.000 nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët për kandidimin e Gjorgje Ivanovit në zgjedhjet presidenciale.

Deri në 21:30 janë mbledhur 20.000 nënshkrime nga qytetarë të Republikës së Maqedonisë për përkrahje të kandidimit të z.Ivanov për president të Maqedonisë. Për më shumë se dy orë, mbi 20.000 qytetarë u nënshkruan për kandidimin e Gjorgje Ivanovit në njësitë rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor.

“Sipas informacioneve tona nënshkrime u mblodhën në të gjithë njësitë rajonale nëpër Republikën e Maqedonisë, ndërsa një numër i madh i qytetarëve ende qetë presin radhën e tyre që të nënshkruhen për kandidimin.

VMRO-DPMNE është parti e popullit dhe për këtë lartë e çmon dhe respekton përkrahjen nga qytetarët për kandidatin Gjorgje Ivanov”, theksoi Dimovski.

“Kjo është vetëm një, por hap më i rëndësishëm në procesin për zgjedhje të kandidatit për president të Maqedonisë, me të cilin VMRO-DPMNE tregoi se praktikon proces të hapur, demokratik dhe transparent”, thotë Dimovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *