Home / Lajme / Rajon / Pesëmbëdhjetë vjet nga fushata ajrore e NATO-s

Pesëmbëdhjetë vjet nga fushata ajrore e NATO-s

24 Mars – Në ditën e sotme mbushen 15 vjet nga ndërhyrja e forcave ajrore të Aleancës Veriatlantike, NATO, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë.

Sulmet kishin pasuar dështimin e konferencave ndërkombëtare në Rambouillet dhe Paris.

Pas 78 ditë sulmesh, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke vendosur kështu administratën e përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe duke fuqizuar praninë ushtarake të NATO-s në Kosovë, që do të njihet me emrin KFOR.

Miratimi i rezolutës pasoi nënshkrimin e Marrëveshjes Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe ushtarake e policore serbe nga Kosova dhe zbarkimin e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *