Home / Lajme / Maqedoni / Pezullohen protestat kundër ndotjes (VIDEO)

Pezullohen protestat kundër ndotjes (VIDEO)

Tetovë, 12 Mars – Iniciativa “Së bashku kundër ndotjes në Tetovë”, nuk do të organizojë protesta për ndotjen e ambientit në Tetovë dhe më gjërë.

Organizatorët edhe pse më herët kishin paralajmëruar se do të organizojnë protesta, megjithatë ata kanë ndëruar mendje. Gjatë një pres konference me gazetarë nga kjo iniciativë thanë se deri tek komunat kanë dërguar kërkesa me pesë pika për mbrojtjen e ambientit. Naim Iljazi, nënvizoi se pasi që kërkesat e tyre ende shqyrtohen nga ana e pushteteve lokale është marrë vendim që mos të ketë protesta.

“Ne kemi dërguar kërkesa deri tek komunat që të marrin masa për ndotjen, në ndërkohë ka përmirësim të ndotjes së ambientit dhe pasi që kemi marrë prmetime se kërkesat tona do të analizohen vendosëm që mos mbajmë protesta”, tha ai.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *