Home / Lajme / Maqedoni / Policia apelon, kujdes me zjarret në natyrë (VIDEO)

Policia apelon, kujdes me zjarret në natyrë (VIDEO)

Tetovë, 20 Mars – Me rritjen e temperaturave është shtuar edhe rrezikshmëria për përhapje të zjarreve në pyje, prandaj SPB Tetovë apelon deri te qytetarët që të jenë të kujdesshëm përderisa punojnë apo shëtisin nëpër pyje që të mos shkaktojnë ndezjen apo përhapjen e ndonjë zjarri nëpër pyje.

Krahas kësaj të gjithë qytetarët që gjatë fundjavës preferojn të dalin në piknik sidomos në parkun nacional të Mavrovës, u apelohet që të mos ndezin zjarr, të cilët më pas mund të marrin përmasa të mëdha dhe të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme. Ndryshe për të gjith ata të cilët aksidentalisht apo qëllimisht do të shkaktojnë zjarr do të merren masa kundër tyre edhe atë nga 6 muaj deri 8 vjet burg, varësisht nga pasojat e zjarrit.

SPB Tetovë në koordinim me institucionet tjera do të marrin masa dhe aktivitete që në kohë të parandalojnë përhapjen e ndonjë zjarri, ndërsa në përiudhën e ardhëshme gjithashtu janë planifikuar edhe aktivitete kontrolluese.

Ndryshe dy zjarre të cilat mbrëmë kanë shpërthyer në Hanet e Mavrovës janë lokalizuar dhe vënë nën kontroll, thonë nga Parku nacional “Mavrovë”. Sipërfaqet, të cilat janë përfshirë nga zjarri dhe dëmet do të vërtetohen në mënyrë shtesë, pasi që do të kryhet ekspertizë. Reagimet e shpejta të ekipeve të Parkut nacional “Mavrovë” dhe zjarrfikësit kanë kontribuar për lokalizimin dhe parandalimin e dëmeve më të mëdha. Nga shkaqet parandaluese dy largpërçues të cilët kalojnë në afërsi të sipërfaqeve të djegura, mbrëmë janë shkyçur, ndërsa nga mëngjesi i sotëm sërish furnizohen. Sipas vlerësimeve fillestare të ekipeve të policisë, bëhet fjalë për sipërfaqe të djegur me pyll me pemë të lartë prej dhjetë hektarëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *