Home / Lajme / Maqedoni / Policia bllokon studentët kosovarë në Jazhincë

Policia bllokon studentët kosovarë në Jazhincë

4 mars-Dukuria e tillë disa javë të tëra po ndodhë me studentët e Luginës së Preshevës, që po përjetojnë këtë odiesadë tmerri dhe ndalese për të vijuar studimet në dy universitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Policia e Maqedonisë sot ndaloi dhjetëra studentë në vendkalimin Jazhincë dhe u urdhërua ndalesa për shkak se nuk posedonin lejen e vendqëndrimit.

Bëhet fjalë për studentë që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Lajmi i tillë është alarmuar edhe nga mediat kosovare, të cilët kanë dënuar aktin e tillë të policisë së Maqedonisë dhe heshtjen dhe moszgjidhjen e kësaj çështje nga dy universitetet shqiptare.

Dukuria e tillë disa javë të tëra po ndodhë me studentët e Luginës së Preshevës, që po përjetojnë këtë odiesadë tmerri dhe ndalese për të vijuar studimet në dy universitetet në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Agjencia e lajmeve INA raportoi për përjetimet e studentëve që ishin ndaluar në pikën kufitare Tabanoc me Preshevën. Por lajmi i tillë alarmoi edhe universitetet, që megjithatë nuk gjetën asnjë zgjidhje. Studentët theksojnë se ndaj tyre shqiptohet ndalesë 24 orëshe, ndërsa për të dytën herë ata mund të marrin ndalesë prej 3 – 6 muaj dhe kjo do të rrezikojë studimet e tyre.

“Si gjithmonë po na qesin problem neve studentëve nga Kosova. U bë një orë që po presim në kufi dhe ende s’ka asgjë”, ka thënë një studentë kosovar në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë sot për portalin “Indexonline”, duke shtuar se çdo herë në fillimin e semestrit edhe në kohën e provimeve ndodhin këto gjëra qëllimisht. Studentët theksuan se ditëve të fundit janë kthyer autobusë me disa studentë sepse nuk kishin leje qëndrimi. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *