Home / Lajme / Maqedoni / PPD e gatshme për bashkëpunim me të gjitha subjektet (VIDEO)

PPD e gatshme për bashkëpunim me të gjitha subjektet (VIDEO)

Tetovë, 05 Mars – Partia për Prosperitet Demokratik gjatë një pres konference me gazetarë ka ofruar bashkëpunim me të gjitha subjektet tjera në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari politik i PPD-së Muhamed Halili, gjatë një pres konference me gazetarë në selinë e partisë në Tetovë të organizuar pas marrjes së vendimit pozitiv nga gjykata e Tetovës për rithemelim të kësaj partie.

“Nga këtu ua shtrijmë dorën dorën e pajtimit dhe bashkëpunimit, në abzë të principeve të partneritetit miqësor të gjitha partive politike në Maqedoni, atyre që janë të djathta, atyre që janë të majta, të qendrës, partive me ngjyra të kuqe dhe të kaltra, partive të mëdha e të vogla, atyre shqiptare, maqedonase, turke boshnjake, rome për një të ardhme ekonomikisht të begatshme, të rehatshme në apsektin e sigurisë, harmonisë midis etnikumeve të ndryshme, të llojllojshme në apektin kulturor dhe të pasur në aspektin social”, tha Muhamed Halili, këshilltar politik në PPD.

Nga PPD, theksuan se në zgjedhjet e parakohëshme do të garrojnë me listë të kandidatëve ndërsa në garën për president ata do të lënë të lirë anëtarësinë që lirshëm të zgjedhin për kandidatët në garë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *