Home / Lajme / Maqedoni / PPD me kandidat për deputet, jep dorëheqje Arben Rusi

PPD me kandidat për deputet, jep dorëheqje Arben Rusi

22 Mars-Ky Kuvend apravoi dorëheqjen e ushtruesit të detyrës, gjegjësisht Kryetar i përkohshëm i PPD-së z. Arben Rusit. Duke ia aprovuar dorëheqjen, Kuvendi e falemenderoi z. Arben Rusi për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.

Sot më datë 22 Mars 2014 në lokalet e ish Komunës së Xhepcishtit, Kuvendi zgjedhorë i Partisë për Prosperitet Demokratik morri vendim në zgjedhjet e parakohëshme Parlamentare të dalë me lista në njësitë zgjedhore: numër 1, numër 2, numër 5 dhe numër 6.

Listat e kandidatëve të mundëshëm do të vërtetohen në Konventën zgjedhore për të cilën mjetet e informimit do të informohen me kohë.

Kuvendi i sotshëm për Kryetar të shtabit qendrorë zgjedhorë zgjodhi z. Zejnulla Salihi, dhe tre nënkryetarë të shtabit.

Poashtu në këtë kuvend u zgjodhën edhe dy nënkryetarë të partisë. Edhe atë:

1. Xhemail Abazi nga dega Studeniçan dhe

2. Salajdin Ibraimi nga dega Kumanovë.

Ky Kuvend apravoi dorëheqjen e ushtruesit të detyrës, gjegjësisht Kryetar i përkohshëm i PPD-së z. Arben Rusit. Duke ia aprovuar dorëheqjen, Kuvendi e falemenderoi z. Arben Rusi për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe.

Detyrën e Kryetarit të partisë deri në konferencën e ardhëshme, në bazë të Statutit do ta ushtrojë Sekretari i Përgjithshëm i PPD-së z. Jeton Xheladini- MATRANÇI./Almakos

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *