Home / Lajme / Maqedoni / ‘Pranvera e Dinjitetit’ shënohet në Kalanë e Lirisë

‘Pranvera e Dinjitetit’ shënohet në Kalanë e Lirisë

Tetovë, 14 Mars – Me rastin e 13 vjetorit të UÇK-së – Brigada 112 “Mujdin Aliu” nesër në fshatin Sellcë të Tetovës do të mbahet manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit”.

Në këtë manifestim që do të shënohet nga mesdita në Kalanë e Lirisë në fshatin Sellcë do të nderohen dëshmorët e UÇK-së që prehen përbrenda kështjellës si dhe më pas do të zhvillohet një takim me anëtarët e familjeve të sakrificës së vitit 2001.

Organizatorët nga SHVL e UÇK-së dhe këshilli vendor theksuan se në manifestim do të marrin pjesë familjet e dëshmorëve, ish-luftëtarë të UÇK-së, ish-udhëheqës të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, brigadës 112 “Mujdin Aliu” si dhe veprimtarë të tjerë.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *