Home / Lajme / Maqedoni / Projekt multietnik në shkollën e Shipkovicës

Projekt multietnik në shkollën e Shipkovicës

Aktivitetet e përbashkëta kanë qenë në kuadër të projektit për integrim ndëretnik në arsim të përkrahur nga USAID, ku nxënësit e të dy etniteteve kanë organizuar gara në matematikë në grupe të përziera me ç`rast ata kanë pasur mundësi që të shoqërohen, miqësohen në mes veti, raporton Tv KOHA.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave “Rexhep Voka” të Shipkovicës dhe “Kosta Racin” të Bërvenicës kanë organizuar aktivitete të përbashkëta.

Aktivitetet e përbashkëta kanë qenë në kuadër të projektit për integrim ndëretnik në arsim të përkrahur nga USAID, ku nxënësit e të dy etniteteve kanë organizuar gara në matematikë në grupe të përziera me ç`rast ata kanë pasur mundësi që të shoqërohen, miqësohen në mes veti, raporton Tv KOHA.

Sipas Alirami Uzeirit, koordinator i projektit në shkollën e Shipkovicës thotë se qëllimi i projektit është që nxënësit edhe pse nuk dijnë gjuhën e tjetrit megjithatë ata mund të shoqërohen.”Për shkak të pamundësive ekonomike që të shoqërohemi me ndonjë shkollë më të largët, në zgjodhëm si partner shkollën e Bërvenicës dhe këto aktivitete ndikojnë në zhvillimin e nxënësve dhe njohjen mes tyre”, tha Uzeiri, njofton Tv KOHA.

Ndërkaq, Marija Arizanovska koridnatore e projektit nga shkolla e Bërvenicës, u shpreh se përmes këtij projekti nxënësit përmes lojrave dhe garave të ndryshme shoqërohen mes veti.

”Ky projekt është i rëndësishëm ngase nxënësit shoqërohen edhe pse nuk njihen mes veti por kjo nuk paraqet pengesë që ata të marrin pjesë në aktivitete të këtilla të përbashkëta”, tha Arizanovska.Igor Ordevski, u shpreh se projekti në fjalë ka për qëllim që opinioni të kuptojë përfitimet e arsimimit të integruar për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë.

“Ky projekt i USAID-it punon në atë drejtim të krijimit të politikave, klimës së nevojshme sociale dhe ekonomike në Maqedoni për të arritur integrim ndëretnik i qëndrueshëm në shkollat, në institucionet e tjera arsimore, si dhe në të gjithë shoqërinë në përgjithësi”, tha Ordevski, transmeton Tv KOHA.

Nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, administratorët dhe anëtarët e këshillave shkollorë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni do të jenë fokusi kryesor i aktiviteteve projektuese. Përveç kësaj, këshilltarët e byrosë për zhvillimin e arsimit, qendra e arsimit dhe trajnimit profesional dhe inspektorët e arsimit do të luajnë rol të rëndësishëm për integrimin ndëretnik në sistemin arsimor.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *