Home / Lajme / Maqedoni / Projekte preventive në shkolla (VIDEO)

Projekte preventive në shkolla (VIDEO)

Tetovë, 18 Mars – Në rajonin e Tetovës gjatë këtyre ditëve janë kryer aktivitete kontrolluese në kuadër të projektit edukativo – preventiv “ pëdorimi i lendëve narkotike, alkoolit dhe masa preventive për tregtinë me femijë”.

Ky projekt tashmë 2 vite realizohet në rajonin e Pollogut nga SPB Tetovë në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe OSBE-në. Me këtë project kanë marrë pjesë mbi 2000 nxënës të 30 shkollave fillore, të cilët nga afër njihen me shëndetin, familjen, pasojat e përdorimit të drogës dhe alkoolit, por edhe implikimet ligjore që lidhen më të.
Nxënësit e shkollave të mesme gjithashtu janë angazhuar nga zyrtarët policor në zbatimin e projektit në praktike, janë informuar se si në mënyrë të shpejtë dhe efektive të njihen dhe të mbrohen me tregtinë me fëmijë. Projekti i cili së shpjeti do të jetë i prezantuar në mënyrë finale është duke u realizuar me kërkesë të shkollave, ku në të shumtën e rasteve edhe në mes të tyre mund të gjesh persona që përdorin alkool dhe në disa raste edhe droga të ndryshme.

Përndryshe së shpejti në shkollat fillore të Tetovës dhe të Gostivarit, tek nxënësit nga klasa e parë deri të tretë do të promovohet një manual, me fotografi i titulluar polici regjional ju këshillon.

Me këtë rast ky manual do të udhëzojë fëmijët që më shumë ti kushtojnë rëndësi kur janë në shkollë dhe jashtë shkollës.

Paralelisht me këtë në mujat e pranverës janë planifikuar edhe disa projekte preventive në sferën e rendit dhe qetësisë publike dhe në sferën e komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *