Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria do të vendos për mbylljen e ndotësve (VIDEO)

Qeveria do të vendos për mbylljen e ndotësve (VIDEO)

Tetovë, 10 Mars – Jugohrom Jegunovcë e ka filluar procedurën për vendosjen e sistemit për mënjanimin e pluhurit i cili njëherit është edhe investimi më i madh në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, e për çka tani më ka nënshkruar marrëveshjen me një kompani zvicerane.

Delegacioni i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i udhëhequr nga mr. Abdilaqim Ademi, sot vizitoi Jugohrom Feroalojs SHPK Jegunovcë, në Jegunovcë ku realizoi një takim me kuadrin udhëheqës të kësaj kompanie. Qëllimi i vizitës ishte përcjellja e shkallës së realizimit të detyrimeve të Planit Operativ për marrjen e A-Lejes së integruar ekologjike të cilën në pajtim me legjislacionin pozitiv, kompanitë duhet ta plotësojnë më së voni deri më 01 prill 2014

” Јugohrom Feroalojs ” SHPK është instalim i cili me një prodhimtari mesatare prej 5-5,5 mijë tonë të fero-legurave është prodhuesi më i madh i fero-legurave jo vetëm në Republikën e Maqedonisë por edhe në Ballkan, por në të njëjtën kohë bën pjesë edhe në grupin e emituesve më të rëndësishëm të substancave ndotëse, përkatëse të veprimtarisë. Në pajtim me këtë Ligj, në vitin 2006 si Silmak Jegunovcë ka parashtruar kërkesë për marrjen e A-Lejes për harmonizimin me planin operativ. Por nga viti 2006 e deri më sot pësoi ndryshime dhe turbulenca të ndryshme të cilat sollën deri te vështirësitë në përmbushjen e obligimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, për të cilat është e obliguar në pajtim me Ligjin dhe në pajtim me Planin Operativ.

Me këtë Plan Operativ janë paraparë që të realizohen gjithsej 29 аktivitete për realizimin e të cilëve nevojiten mjete financiare në vlerë prej rreth 12 milion euro. Deri më tani janë realizuar një pjesë e aktiviteteve, por edhe 7 të cilët njëherit janë më të kushtueshëm ende presin për realizim.
Ashtu siç theksoi ministri Ademi në deklaratën për mediat, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor edhe krahas faktit se i ka të qarta vështirësitë me të cilat ballafaqohej ky instalim në të kaluarën, duke përfshirë këtu edhe krizën ekonomike botërore dhe duke i mbështetur përpjekjet e tyre, që ti përmbushin detyrimet e tyre, megjithatë nuk është në gjendje që të negociojë për prolongimin e kërkuar të afateve të caktuara, duke theksuar se për vendime të këtilla është kompetente ekskluzivisht Qeveria e RM-së.
Risia e fundit është se Qeveria ka dorëzuar një kërkesë te të gjitha instalimet të cilat ende nuk i kanë përmbushur kushtet për marrjen e A-lejes së integruar që të dorëzojnë raporte për shkallën e realizimit të planeve operative më së voni deri në fund të marsit të këtij viti.
Јugohrom Jegunovcë e ka filluar procedurën për vendosjen e sistemit për mënjanimin e pluhurit i cili njëherit është edhe investimi më i madh në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, e për çka tani më ka nënshkruar marrëveshjen me një kompani zvicerane.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *