Home / Lajme / Maqedoni / RDK publikoi bartësit e listave për deputetë (VIDEO)

RDK publikoi bartësit e listave për deputetë (VIDEO)

Gostivar, 27 Mars – Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) mbrëmë ka finalizuar dhe ka zyrtarizuar brenda organeve partiake listat për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas vendimit të miratuar këto janë bartësit e listave për deputetë të RDK-së:

Në njësinë numër 6 bartës të listës zgjedhore të RDK-së janë: Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri,

Në njësinë numër 5 bartës të listës zgjedhore të RDK-së janë : Ardian Demiri dhe Artan Dika,

Në njësinë numër 2 bartës i listës zgjedhore të RDK-së është: Xhezair Shaqiri,

Në njësinë numër 7 bartës i listës zgjedhore të RDK-së për Evropë është: Enver Osmani,

Në njësinë numër 1 përpilimi i listës zgjedhore do të bëhet në afatin e paraparë ligjor pasi që të përfundojnë edhe disa konsultime shtesë me disa personalitete me relevance publike.

Kuvendi Qendror obligoi Kryesinë e ngushtë të RDK-së që të harmonizon radhitjen në listat zgjedhore duke pasur në konsideratë profesionalitetin, ndershmërinë, peshën elektorale dhe përfaqësimin gjithëpërfshirës territorial.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *