Home / Sport / Reali mbetet i pari

Reali mbetet i pari

Me rezultat të barabartë, 2-2, ka përfunduar derbi lokal ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit që u zhvillua të dielën në Vicente Calderon.

Ishte një gjysmë e parë spektakolare me shumë raste shënimi, në të cilën u realizuan tre gola.

Los Blancos krijuan epërsi në minutën e tretë. Di Maria dërgoi një harkim në zonë dhe Karim Benzema realizoi (3’).

Arda Turan u shkaktoi telashe lojtarëve të Realit duke asistuar te Koke dhe mesfushori pa hezitim e barazoi rezultatin (28’).

Gjysma e parë u mbyll me një goditje mahnitëse të Gabit nga distanca, e cila përfundoi në rrjetin e Diego Lopez (45’+1).

Në fraksionin e dytë pati një ankesë për penalti nga lojtarët mysafirë për prekje të topit me dorë pas ekzekutimit të gjuajtjes së lirë nga Ronaldo, por arbitri heshti.

Në vazhdim, Benzema pati rastin që ta barazonte rezultatin, por goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Rastet dhe përpjekjet e Mbretërve për të shënuar vazhduan dhe Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin (82’).

Real Madridi mbetet në krye të tabelës me tri pikë më shumë se Atletico Madridi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *